Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2.
Ishte ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar, ndërsa pati edhe fund dramatik, shkruan Gazeta Express.
Por, pas ndeshjes duket se ka pasur përleshje fizike.
Drejtori i Dritës, Feti Murseli rrëfen për Gazetën Express se janë sulmuar fizikisht rrugës për në dhomat e zhveshjes, teksa përmendi emrin e menaxherit të Ballkanit, Idriz Hajrizit.
Gazeta Express kontaktoi me Hajrizin, i cili mohoi se e kanë sulmuar dikë.
“Nuk është e vërtetë që e kemi sulmuar dikënd. Nëse e kanë ndonjë fakt, le ta qesin. Ju siguroj që nuk shkoj më në stadium nëse dikënd e kemi sulmu”, tha ai.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...