Hapet spitali Covid-3, Rama nxjerr pamjet - Gazeta Express
string(40) "hapet-spitali-covid-3-rama-nxjerr-pamjet"

Hapet spitali Covid-3, Rama nxjerr pamjet

Gazeta Express

26/10/2020 12:45

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ambientet e spitalit Covid-3, i ngritur në ambientet e ish urgjencës në QSUT.

Spitali Covid-3 do të ketë në dispozicion 150 shtretër dhe do të përdoret për pacientët që ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Lexo Edhe:

Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastiliur tha se struktura do të jetë gati brenda kësaj jave dhe do të presë pacientë.

Rama: Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë gati tashmë. Ne kemi rekrutuar stafet dhe ata janë në gatishmëri në këtë luftë për jetën.

Manastirliu: Ne kemi shtuar kapacitetet. Janë shtuar shtretërit. Ka edhe një sasi të reaminacionit, nëse do të ketë nevojë. Kemi edhe infermier të trajnuar prej së paku 3 muajsh. Edhe mjekët janë trajnuar.

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Como: Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat. Janë trajtuar burimet njerëzorë, mjekët dhe infermierët. Kemi mjek infeksionistë, reanimatorë dhe mjekë të specialiteteve të tjera.