FFK hap procedurë disiplinore ndaj Batatinës e Gashit për deklarimet e tyre në “Favorit” - Gazeta Express
string(86) "ffk-hap-procedure-disiplinore-ndaj-batatines-e-gashit-per-deklarimet-e-tyre-ne-favorit"

FFK hap procedurë disiplinore ndaj Batatinës e Gashit për deklarimet e tyre në “Favorit”

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 18:57

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, dhe kryetarit të klubit të Ulpianës, Jeton Gashi, lidhur me deklaratat e tyre të dhëna të dielën në emisionin sportiv “Favorit”, ani pse FFK-ja në njoftimet e lëshuara nuk përmendi emrin e emisionit.

Batatina kishte akuzuar direkt gjyqtarin e ndeshjes Dukagjini – Llapi (1:1), Visar Kastrati, për ndikim në rezultat – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu përfundoi në disiplinore edhe për shkak fyerjeve racore, që i kishte bërë pas ndeshjes në Klinë.

“Kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 01144M77.Pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini-Llapi në rrëmujen e krijuar fyen ne baza racore, ndërkaq në emisionin sportiv akuzon gjyqtarin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC “Llapi“, Tahir Batatina. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga FFK-ja, pas vendimeve që mori Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë.

I ftuari tjetër në “Favorit” të dielën, Jeton Gashi, mes tjerash akuzoi rëndë FFK-në, duke deklaruar se “Federata vendos se kush bëhet kampion e kush bie nga liga”. Deklarimi i tij i ka kushtuar me hapje të procedurës disiplinore.

“Kryetari i FC “Ulpiana”, Jeton Gashi nr ID 01144M77. Akuzon organet e FFK-së, shpif dhe mashtron opinionin duke dhënë deklarata të paverëteta se FFK: “Konë dojnë e shtinë në ligë e konë dojnë e qesin nga liga“, deklaratë e dhënë në një emisionin sportiv. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF “Ulpiana“, Jeton Gashi. Afati datë 19.04.2024 ora 13:00”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/

Skandali i kurdisjeve, -luftimi- i tyre, FFK-ja, Prokuroria, akuzat në Superligë | FAVORIT | T7

Skandali i kurdisjeve, -luftimi- i tyre, FFK-ja, Prokuroria, akuzat në Superligë | FAVORIT | T7