Distria Krasniqi në çerekfinale të Evropianit - Gazeta Express
string(45) "distria-krasniqi-ne-cerekfinale-te-evropianit"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/04/2024 13:20

Distria Krasniqi në çerekfinale të Evropianit

Sporte tjera

Gazeta Express

25/04/2024 13:20

Distria Krasniqi po shkon me hapa të sigurt drejt gjysmëfinales së Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa në atë të dytë e mposhti ukrainasen Anna Borodina, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E në rrethin e tretë, respektivisht në çerekfinale, xhudistja pejane do të ketë punë me kroaten Ana Viktorija.

Me një fitore eventuale, “Disi” do ta prekë gjysmëfinalen dhe me këtë rast do t’i afrohej edhe më shumë medaljes evropiane.

Ndërkohë, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topolovec. /Gazeta Express/