Deputeti i Ukrainës që foli shqip në Asamble i gëzohet rezultatit: Që një vit e kam ngritur këtë çështje, urime - Gazeta Express
string(109) "deputeti-i-ukraines-qe-foli-shqip-ne-asamble-i-gezohet-rezultatit-qe-nje-vit-e-kam-ngritur-kete-ceshtje-urime"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 20:32

Deputeti i Ukrainës që foli shqip në Asamble i gëzohet rezultatit: Që një vit e kam ngritur këtë çështje, urime

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 20:32

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e këtij Kuvendi! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit! Dhe së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime Kosovës për këtë vendim!”, ka shkruar ai, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Në fjalimin e tij sonte, para votimit, ai u shpreh: “Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas foli edhe në shqip.