Basha: Asambleja e KiE miratoi rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës - Gazeta Express
string(97) "basha-asambleja-e-kie-miratoi-rezoluten-per-konfiskimin-e-aseteve-ruse-per-rindertimin-e-ukraines"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 18:14

Basha: Asambleja e KiE miratoi rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 18:14

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg votoi sot rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës, të propozuar nga Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videmesazhi nga Strazburgu, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës

Lexo Edhe:

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”, thotë Basha në videomesazh.

“Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme. Kjo rezolutë mban edhe flamurin Shqiptar”, përfundon Basha.