Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën "Meto Bajraktari" në Prishtinë, dërgohet në mbajtje - Gazeta Express
string(99) "arrestohet-i-dyshuari-qe-tentoi-ta-digjte-shkollen-meto-bajraktari-ne-prishtine-dergohet-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2024 8:53

Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

05/05/2024 8:53

Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

Lexo Edhe:

Rasti po hetohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Zjarrvënie në tentativë”.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / ZJARRVËNIE NË TENTATIVË- Prishtinë / 03.05.2024 – 18:05. Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërkaq dje Policia ka njoftuar se dy persona të dyshuar duke thyer dritaren e shkolles, kanë hedhur lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia ënë flakën objektit.

Mirëpo pasi janë vërejtur nga personeli i shkollës, ata janë larguar.

“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË – Rr. Josip  Rela, Prishtinë  03.05.2024 – 18:05.   Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”