Sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, policia ka identifikuar dhe ndaluar dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie.
Atyre iu është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.
“Garat e shpejtësisë në rrugët publike, përveç që janë të paligjshme, ato përbëjnë rrezik të jashtëzakonshme për pjesëmarrësit në komunikacion. Drejtimi me shpejtësi të lartë rrit shanset për aksidente fatale dhe lëndime të rënda, andaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është e angazhuar dhe e përkushtuar të zbatojë ligjin për të krijuar siguri për të gjithë. Shkelësit do të përballen me ndëshkime, përfshirë gjoba të mëdha, ndalim i të drejtuarit të mjeteve etj”, thotë policia në njoftim./Express/