Basha i reagon AGK'së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S'po sulmoj, po bëj kritikë - Gazeta Express
string(102) "basha-i-reagon-agkse-dhe-reportereve-pa-kufij-zbrapset-pak-nga-gjuha-nxitese-spo-sulmoj-po-bej-kritike"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2024 19:54

Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë

Lajme

Gazeta Express

05/05/2024 19:54

Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga shteti”, është zmbrapsur pak nga gjuha nxitëse pasi mori kritika nga AGK e Rporterët pa Kufij.

Ai në reagimin e bërë ndaj AGK-së thotë se me Kushtetutë gëzon të drejtat sikur gazetarët.

Lexo Edhe:

Ndërsa, Sekretarit të Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, i cili i tha Bashës “Boll ma” për gjuhën e tij ndaj gazetarëve, deputeti i është përgjigjur se nuk po i sulmon por po i kritikon gazetarët.

“E para, nuk ka asnjë sulm por ka kritikë, e sic do duhej ta dinin, kritika është liri e shprehjes në Kosovë, jo sulm”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌 ndaj AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve, z. Ricardo Gutierrez!

𝗣𝗼 𝗲 𝗻𝗶𝘀𝗶 𝗺𝗲 𝗿𝗲𝗮𝗴𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗔𝗚𝗞 𝗸𝘂 𝗽𝗿𝗮𝗽ë 𝗽𝗮𝘀𝗸𝗮 𝗸ë𝗿𝗸𝘂 𝗾ë 𝘁ë 𝗻𝗱𝗮𝗹𝗲𝗺 𝗻𝗴𝗮 “𝘀𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝘀𝘂𝗹𝗺𝗲𝘃𝗲.”

Mirë, unë ju kërkova t’i tregoni publikut se cili ka qenë sulmi im ndaj jush, dhe nuk keni dhënë asnjë argument të vetëm! Unë i dhash kritikat e mia, që janë pjesë e lirisë se shprehjes, por që ju s’po keni përgjigje dhe po i bëni dy gabime elementare.

E para, po kërkoni amnisti, mirëpo ja që liria e shprehjes nuk e amniston askënd nga kritika, përfshi AGK-në! Tjetra, është hipokrizi, sepse kur ju kritikoj unë e kualifikoni si sulm, kurse kur raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan e përmban të njejtën kritikë, nuk bëni zë dhe nuk kërkoni që Amerika ta mbyll gojën. Nuk e kuptoj se cila pjesë e këtij argumenti është e paqartë?!

E dyta, ju lutem lexoni me kujdes analogjinë dhe mësoni për rrëzikun që po e shkaktoni kur e cilësoni kritikën si sulm!

(𝐚) Po thuani që 3 kritikat e mia ndaj AGK-së janë sulme!

(𝐛) Sulmet ndalohet dhe ndëshkohet me ligj, pra janë vepra penale!

(𝐜) Rrjedhimisht pra po kërkoni që të dënohem dhe të shkoj në burg për kritikat që unë i kam ndaj jush?!

Po thoni se jeni të thirur të mbroni lirinë e shprehjes për gazetarët dhe mediat, kurse po kërkoni të ma dënoni mua po të njejten të drejtë! 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝘁𝗵𝗼𝘁ë 𝗾ë 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝗻 𝗲 𝗹𝗶𝗿𝗶𝘀ë 𝗲 𝗴ë𝘇𝗼𝗷𝗻ë 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝗴𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘁, 𝗽𝗼𝗿 ç𝗱𝗼 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿ë 𝗶 𝗿𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸ë𝘀, 𝗽ë𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶 𝗺𝘂𝗮 𝘀𝗶 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁! Pra, kjo është jashtëzakonisht e rrëzikshme, sepse po kërkoni amnisti për vete kurse ndëshkim për mua, për të njejtën drejtë që ju duhet ta dini Kushtetuta e garanton për të gjithë!

Unë besoj se ky është debat i shëndetshëm, por thirrja që njëra palë të shtypet e ngulfat debatin dhe rrjedhimisht lirinë e shprehjes. Këto janë gabime amatoreske që për besë e dëmtojnë lirinë e shprehjes, dhe po më vie keq që në këtë rast po më duhet me mbrojt lirinë e shprehjes nga vet ju! Ju mund të ankoheni edhe te BE-ja edhe te Lajcaku e Borelli, por liria e shprehjes nuk është e drejtë ekskluzive vetëm për ju, por për të gjithë qytetaret!

𝐒𝐚 𝐢 𝐩ë𝐫𝐤𝐞𝐭 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐑𝐢𝐜𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐆𝐮𝐭𝐢𝐞𝐫𝐫𝐞𝐳, 𝐢 𝐤𝐚𝐦 𝐭𝐫𝐢 𝐠𝐣ë𝐫𝐚 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐭𝐢 𝐤𝐞𝐬𝐡 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐲𝐬𝐡!

E para, nuk ka asnjë sulm por ka kritikë, e sic do duhej ta dinin, kritika është liri e shprehjes në Kosovë, jo sulm!

E dyta, nuk po e kuptoj çfarë sistemi vlerash është thirja nga pozita juaj që të kërkoni nga Kryeministër vendi që ta hesht një deputet! Nuk e di sa keni njohuri për mua, por unë jam deputet i pavarur në mendime, dhe se 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢 𝐤𝐮 𝐧𝐣ë 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 ç𝐤𝐚 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧. Më tej, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐛𝐬𝐨𝐥𝐮𝐭𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐭𝐢-𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐦𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐮 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐧𝐣ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐭’𝐢𝐚 𝐝ë𝐧𝐨𝐣 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤ë𝐬 𝐧𝐣ë 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢. Nuk besoj që do ta kishit të njejtin guxim dhe t’i shkruani një letër të tillë një kryeministri apo deputeti belg. Unë jam i shkolluar në SHBA ku liria e shprehjes është e shenjtë dhe u takon të gjithë qytetarëve, përfshi deputetët, dhe të njejtin standard po kërkoj edhe për Kosovën, prandaj qasja dhe kërkesa juaj është absurde dhe anti-demokratike!

Për fund, me “Boll më” mund të ju drejtohesh fëmijëve tu, e jo një deputeti të një vendi demokratik, sepse unë nuk ndjehem inferior ndaj teje dhe askujt që ma cenon të drejtë time të kritikoj lirshëm! Unë nuk pres më shumë nga AGK sepse nuk besoj që e njohin shumë si fushë, por më vie keq që ti si sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve ke guximin ta kërcënosh me heshtje një deputet sepse nuk po t’pëlqen kritika ndaj kolegëve tu në AGK, të cilat kritika i gjeni edhe në raportet ndërkombëtare.

Ju i keni dal në mbrojtje edhe Klan Kosovës, por tani edhe KPM-së, por fatmirësisht ne e njohim gazetarinë e devollëve në Kosovë më mirë se që ti e sheh me dybli nga Belgjika! Kështu që pres një qasje më demokratike, dhe është absolutisht e papranueshme kërcënimi për heshtje ndaj një deputeti të një vendi demokratik, që fatkeqësisht po tingëllon më shumë si administrator i UNMIK-ut, e jo mbrojtës dhe promovues i lirisë së shprehjes!