Historike, Deçiçi i Tuzit shpallet kampion në Mal të Zi - Gazeta Express
string(54) "historike-decici-i-tuzit-shpallet-kampion-ne-mal-te-zi"

Historike, Deçiçi i Tuzit shpallet kampion në Mal të Zi

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 21:41

Deçiçi i Tuzit është shpallur kampion në ligën elitare të futbollit në Malin e Zi, duke nisur festën një javë para fundit të sezonit të rregullt.

Skuadra shqiptare dominoi këtë sezon dhe festoi titullin pas suksesit me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Sutjeskës, ku për më shumë se një pjesë luajti me një futbollist më pak.

Lexo Edhe:

Fitorja e skuadrës shqiptare të Tuzit, e shoqëruar edhe me humbjen e Buducnostit në shtëpi, bëri që Deçiç të ngjitet në kuotën e 67 pikëve, 6 më shumë e kryeqytetasit malazezë dhe të shpallet zyrtarisht kampion një javë para fundit.

Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiçit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007.

Deçiçi i Tuzit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke u renditur gjithmonë në nivele të larta në futbollin malazez, teksa këtë sezon shënoi edhe emrin në librin e artë të fituesve.

Krahas Deçiçit në Malin e Zi, edhe në Maqedoninë e Veriut triumfoi një skuadër shqiptare, Struga, e cila fitoi titullin e dytë kampion radhazi. Edhe në Ligën e Dytë maqedonase festa është shqiptare, pasi kampione u shpall skuadra e Besës së Dobërdollit, një krahinë shqiptare pranë qytetit të Gostivarit.