Gjimshiti largohet nga Atalanta pas një dekade, arrin marrëveshje me klubin e ri - Gazeta Express
string(79) "gjimshiti-largohet-nga-atalanta-pas-nje-dekade-arrin-marreveshje-me-klubin-e-ri"

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 13:06

Gjimshiti largohet nga Atalanta pas një dekade, arrin marrëveshje me klubin e ri

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 13:06

Pas një dekade, Berat Gjimshiti i thotë lamtumirë Atalantës dhe futbollit italian për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite te klubi i Al Diriyah.

Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, Al Diriyah ka arritur marrëveshjen për transferimin e kapitenit të kombëtares shqiptare për vlerën e 3 milionë euro, me futbollistin që do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të 2028

Berat Gjimshiti u transferua te Atalanta në janar të vitit 2016 nga Zyrihu ku nisi edhe karrierën e tij.

Gjatë këtyre 10 viteve, qendërmbrojtësi shqiptar ka zhvilluar mbi 250 ndeshje me klubin bergamask në Serie A dhe ka luajtur një rol kyç te Atalanta në fitoren e Europa League në sezoin 2023/24.

Po kështu, përcjell tch, Gjimshiti ka qenë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Atalantës edhe në Ligën e Kampioneve dhe ka spikatur për lidershipin e tij, lojën në ajër dhe për një lojë vazhdimisht të mirë në mbrojtje.

Berat Gjimshitit i skadonte kontrata me Atalantën në qershor të vitit të ardhshëm dhe tani në moshën 33 vjeçare ai kërkon të çojë eksperiencën e fituar prej tij në Evropë edhe te skuadra e tij më e re Al Diriyah.

Advertisement
Advertisement
Advertisement