Zyrtare: Federer mungon në Australian Open për herë të parë në karrierë - Gazeta Express
string(70) "zyrtare-federer-mungon-ne-australian-open-per-here-te-pare-ne-karriere"

Zyrtare: Federer mungon në Australian Open për herë të parë në karrierë

Sporte tjera

Gazeta Express

28/12/2020 11:12

Gjashtë herë kampioni Roger Federer do të mungojë në Australian Open për herë të parë në karrierë, sepse është duke e vazhduar riaftësimin nga operimi në gju.

Tenisti 39-vjeçar, fitues i 20 titujve grand slam, nuk ka luajtur që prej janarit për shkak të dy ndërhyrjeve kirurgjike në gju, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zvicerani shpresonte se do të rikthej në fushë në grand slamin e parë të vitit, Australian Open, i cili u shty për 8 shkurt.

Megjithatë, ai nuk ia ka dalë mbarë të shërohet për të marrë pjesë në turneun e Melbourne.

“Rogeri nuk pati për t’u përgatitur për turneun e vështir grand slam”, tha drejtori i Australian Open Craig Tiley.

Federeri luajti në Australian Open 21 vjet radhazi, por menaxheri i tij ka thënë se mungesa e tij në këtë turne është vendimi më i mirë afatgjatë.

/Gazeta Express/