Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve-data e aktgjykimit bëhet e ditur pasi ta caktojë Trupi Gjykues - Gazeta Express
string(131) "haga-zbulon-pse-u-kerkua-kohe-shtese-ne-rastin-e-thacit-e-te-tjereve-data-e-aktgjykimit-behet-e-ditur-pasi-ta-caktoje-trupi-gjykues"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 16:47

Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve-data e aktgjykimit bëhet e ditur pasi ta caktojë Trupi Gjykues

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 16:47

Gjykata Speciale ka dalë me një njoftim lidhur me vendimin final që pritet të merret nga trupi gjykues në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, shkruan Express.

Në njoftim thuhet se paneli i gjyqtarëve ka kërkuar kohë shtesë prej 60 ditësh për shkak të volumit të madh të lëndës dhe për shkak të kompleksitetit të rastit.

“Më 5 maj, Trupi Gjykues lëshoi ​​një urdhër duke zgjatur afatin për vendimin gjyqësor në këtë çështje, për shkak të vëllimit të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e vendimit gjyqësor me 60 ditë. Publiku do të informohet pasi Trupi Gjykues të ketë caktuar një datë specifike për shpalljen e vendimit”, thuhet në njoftimin e Hagës.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që trupi gjykues me një vendim tjetër të zgjasë përsëri kohën e marrjes së vendimit final./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement