Zyrtare: Caktohet termini i ri për ndeshjen Prishtina – Dukagjini - Gazeta Express
string(62) "zyrtare-caktohet-termini-i-ri-per-ndeshjen-prishtina-dukagjini"

Zyrtare: Caktohet termini i ri për ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Sport

Gazeta Express

05/02/2023 16:48

FC Prishtina ka njoftuar se ndeshja kundër Dukagjinit do të zhvillohet ditën e nesërme, nga ora 13:00.

Kjo ndeshje i takon fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja në fjalë ishte e planifikuar që të zhvillohet sot, por nuk u zhvillua shkaku i kushteve jo të favorshme për të luajtur që u krijuan në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja me KF Dukagjinin e planifikuar të zhvillohet (sot) të dielën më 5 shkurt 2023 nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë.

Sfida në fjalë, e cila i takonte 1/8 së finales së Kupës së Kosovës do të luhet të hënën (6 shkurt) nga ora 13:00 në të njëjtin vend.

Dueli i planifikuar për ditën e sotme ishte e pamundur që të zhvillohet për shkak të kushteve të rënda të fushës me borë e akull, e ku përkundër përpjekjeve maksimale të FC Prishtinës, ishte e pamundur që të rikthehej fusha në gjendje normale për shkak të temperaturave të ulëta.

Me vendim të zyrtarëve të ndeshjes, loja u shty për 24 orë”. /Gazeta Express/