Zyrtare: Caktohet termini i ri për ndeshjen Bashkimi – Peja, ndryshon lokacioni - Gazeta Express
string(75) "zyrtare-caktohet-termini-i-ri-per-ndeshjen-bashkimi-peja-ndryshon-lokacioni"

Zyrtare: Caktohet termini i ri për ndeshjen Bashkimi – Peja, ndryshon lokacioni

Sport

Gazeta Express

29/01/2023 18:56

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës, e vlefshme për javën e 20-të në Superligë, do të zhvillohet të hënën, nga ora 17:00.

Për ndeshjen në fjalë është ndryshuar lokacioni, pasi që nesër do të luhet në Rahovec, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet sot, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, por nuk u zhvillua.

Ndeshja u shty pasi pejanët nuk pranuan të luanin në kushtet e palestrës në Suharekë, duke u ankuar për temperaturat e ulëta që po mbizotëronin atje.

Sipas klubit të Pejës, në “13 Qershori” mungoi edhe siguria.

Prizrenasit u shprehën të gatshëm për t’u paraqitur sot, teksa konfirmuan terminin e ri të caktuar nga FBK-ja. /Gazeta Express/