Zyrtare: Arda Guler do të rikthehet në kohë për Kupën e Botës - Gazeta Express
string(60) "zyrtare-arda-guler-do-te-rikthehet-ne-kohe-per-kupen-e-botes"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 10:56

Zyrtare: Arda Guler do të rikthehet në kohë për Kupën e Botës

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 10:56

Lajm i mirë për Turqinë dhe tifozët e saj: Talenti i madh Arda Güler do të jetë gati për Kupën e Botës.

Mesfushori ofensiv pritet të rikuperohet plotësisht nga një dëmtim muskulor në fillim të muajit qershor, duke qenë kështu në dispozicion të kombëtares për turneun më të madh të futbollit.

Güler, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së re, kishte shqetësuar stafin teknik dhe tifozët pas dëmtimit të fundit, por rikuperimi i tij duket se po shkon sipas planit.

Ky zhvillim është një shtysë e madhe për Turqinë, e cila synon të paraqitet sa më denjësisht në Kupën e Botës dhe të ketë në formacion një nga yjet e saj kryesorë.

Pritet që Güler të rifillojë stërvitjet graduale në javët në vijim, për të qenë në formën optimale në prag të nisjes së turneut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement