Ujësjellësi i Prishtinës: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje dhe masa përmbarimore - Gazeta Express
string(101) "ujesjellesi-i-prishtines-konsumatoret-me-borxhe-te-papaguara-rrezikojne-shkycje-dhe-masa-permbarimore"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 12:19

Ujësjellësi i Prishtinës: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje dhe masa përmbarimore

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 12:19

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se të gjithë ata që kanë obligime të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë të detyruar t’i shlyejnë borxhet në afat sa më të shkurtër.

Sipas njoftimit, ndaj konsumatorëve që nuk i kryejnë obligimet financiare do të aplikohen masa ndëshkuese, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit dhe inicimin e procedurave përmbarimore.

Po ashtu, bëhet e ditur se shkyçja mund të aplikohet për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement