Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi feston sot ditëlindjen e 32-të.
Kapiteni i Kosovës mori urim special nga klubi ku ai luan, Mallorca.
“Sot ka ditëlindjen golashënuesi më i mirë i historisë sonë në La Liga. Urime pirat”, shkroi Mallorca në postimin e tyre.
Muriqi theu rekordin e Eto’o, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori ë Mallorcas me 55 gola, ndërsa vetëm në këtë sezon i realizoi 21 sosh.