Abdixhiku për tubimin në Vushtrri: Atmosferë plot energji, mbështetje e besim për ndryshim - Gazeta Express
string(88) "abdixhiku-per-tubimin-ne-vushtrri-atmosfere-plot-energji-mbeshtetje-e-besim-per-ndryshim"

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/06/2026 21:54

Abdixhiku për tubimin në Vushtrri: Atmosferë plot energji, mbështetje e besim për ndryshim

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/06/2026 21:54

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ma shkruar për tubimin elektoral në Vushtrri.

Ai tha se kishte mbështetje të madhe dhe besim për ndryshim.

Postimi i plotë:

Vushtrria e Hasan Prishtinës! 🔥

Tubimin e radhës e mbajtëm në Vushtrri, në një atmosferë plot energji, mbështetje e besim për ndryshim.

Para qytetarëve shpalosëm zotimet tona për familjen, ekonominë, arsimin e shëndetësinë; folëm për projektet e mëdha zhvillimore dhe për nevojën që Kosova të rikthehet në rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe orientimit të qartë euro-atlantik.

Folëm edhe për energjinë; për gazin amerikan, si projekt strategjik që LDK e ka në program tash e sa kohë, e që do ta bëjmë prioritet nacional për një Kosovë me më shumë siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik.

Në Vushtrri garojmë me kandidatin Xhafer Tahiri me numër 25 dhe kandidaten Shukrije Shala me numër 94.

Advertisement
Advertisement
Advertisement