Zymer Bytyqi ia siguron fitoren Antalyasporit në fundin e ndeshjes - Gazeta Express
string(66) "zymer-bytyqi-ia-siguron-fitoren-antalyasporit-ne-fundin-e-ndeshjes"

Zymer Bytyqi ia siguron fitoren Antalyasporit në fundin e ndeshjes

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 20:31

Antalayspori ka regjistruar fitore ndaj Hatayasporit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Corendon Airlines Park” përfundoi me rezultatin 2:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Heroi i vendasve sonte ishte Zymer Bytyqi, i cili shënoi golin e fitores në fundin e ndeshjes (90+2’).

27-vjeçari në këtë takim hyri si zëvendësues në minutën e 81-të.

Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky goli i tij i dytë në elitën e futbollit turk. Ai ka edhe dy asistime gjithashtu.

Adam Buksa (67’) ishte autor i golit tjetër në fitoren e Antalyasporit.

Fisayo Dele-Bashiru (26’) realizoi golin e vetëm për skuadrën mysafire.

Antalyaspori pas kësaj fitore ka 45 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.

Ndërsa, Hatayaspori ndodhet në zonën e rrezikshme pasi është në pozitën e 18-të me 33 pikë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore