Zyrtari për media i Shkëndijës, Faton Zylbehari ishte i ftuar në “Favorit”, duke folur për ndeshjen ndaj Dritës.

Ai tha se edhe pse kanë humbur, kjo ndeshje do të jetë në mendjet e tyre gjithmonë.
“Cila do skuadër që do të pësonte humbje në atë ndeshje do të ishte një dhimbje të hidhur. Unë kisha fituar me Maqedoninë e Veriut ndaj Kosovës, nuk mund t’i shihja vëllezërit e mi të mërzitur. Deshti Zoti që të kemi dy ekipe shqiptare në një nivel të tillë. ‘Ballistët’ dhe ‘Intelektualët’ kanë qenë të jashtëzakonshëm, spektakël. Do të jetë gjithmonë në kujtesat tona”, tha Zylbehari.
Drita fitoi ndaj Shkëndijës të enjten në Ligën e Konferencës, me shifrat prej 1-0. Arb Manaj shënoi golin e fitores./GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...