Ardian Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familjet prodhuese - Gazeta Express
string(78) "ardian-gjini-zotohet-heqje-e-takses-per-token-e-mbjelle-dhe-familjet-prodhuese"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 11:37

Ardian Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familjet prodhuese

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 11:37

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga premtimet bazë të programit zgjedhor të Aleancës, duke vënë theksin te mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe prodhuesit vendorë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në qeverisjen e Aleancës, asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tregun dhe tryezat e Kosovës nuk do të penalizohet më me taksa të rënda.

“Duke hequr këtë obligim, ne u japim mbështetje direkte prodhuesve tanë”, thuhet në zotimin e tij, duke e cilësuar këtë masë si pjesë të vizionit për ta kthyer bujqësinë në një motor të vërtetë të zhvillimit ekonomik.

Gjini ka theksuar se fuqizimi i prodhuesve vendorë dhe lehtësimi i barrës fiskale për familjet që merren me bujqësi do të jenë ndër prioritetet kryesore të programit qeverisës të Aleancës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement