Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 - Gazeta Express
string(75) "zvicra-planifikon-batalion-me-drone-dhe-robote-luftarake-deri-ne-vitin-2028"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 23:44

Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 23:44

Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një batalioni të dedikuar të dronëve dhe robotikës deri në vitin 2028. Nisma vjen në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e forcave të armatosura dhe përshtatjen me realitetin e ri të luftës moderne, ku dronët dhe sistemet autonome po luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet zvicerane po investojnë gjithashtu në zhvillimin e kapaciteteve kundër dronëve, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe trajnimin e personelit për operimin e sistemeve pa pilot.

Vetëm në paketën e armatimit për vitin 2026 janë paraparë dhjetëra milionë franga për dronë dhe sisteme anti-dron, ndërsa ushtria po teston edhe dronë sulmues të ngjashëm me ata që përdoren në luftën në Ukrainë.

Sipas ekspertëve të sigurisë, lufta në Ukrainë ka treguar se dronët dhe robotët tokësorë po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e zhvillimit të operacioneve ushtarake. Kjo ka shtyrë edhe Zvicrën neutrale të rrisë investimet në teknologjitë autonome dhe të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse përballë kërcënimeve të reja.

Megjithëse Zvicra mbetet e përkushtuar ndaj neutralitetit, autoritetet theksojnë se modernizimi i ushtrisë është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë kombëtare në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement