Zvicra fiton me golin e Xherdan Shaqirit - Gazeta Express
string(40) "zvicra-fiton-me-golin-e-xherdan-shaqirit"

Zvicra fiton me golin e Xherdan Shaqirit

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 22:54

Zvicra ka regjistruar fitore në miqësoren e zhvilluar sonte ndaj Irlandës.

Ndeshja e zhvilluar në “Aviva Stadium” në Dublin përfundoi me rezultatin minimal – 0:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Golin e fitores për “Helvetikët” e realizoi Xherdan Shaqiri, në minutën e 23-të.

Ylli nga Kosova realizoi gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë.

Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin titullar sonte. I pari luajti për 75 minuta, kurse i dyti u zëvendësua pas pjesës së parë.

As sonte nuk pati minuta për Uran Bislimin te Zvicra.

Për të përzgjedhurit e Murat Yakin ishte kjo ndeshja e dytë dhe e fundit miqësore e këtij muaji.

Në ndeshjen e parë, Zvicra kishte luajtur baras dhe pa gola ndaj Danimarkës. /Gazeta Express/