string(31) "zvicra-e-xhakes-e-15-ta-ne-bote"

Futboll

Gazeta Express

18/07/2024 16:49

Zvicra e Xhakës, e 15-ta në botë

Futboll

Gazeta Express

18/07/2024 16:49

Pas arritjes në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Zvicra është rikthyer në top 15 në renditjen botërore të FIFA-s.

“Helvetikët” janë ngjitur për katër vende dhe tani gjenden prapa Marokut, shkruan Gazeta Express.

Zvicra, e renditur tani e 15-ta, ka kaluar në renditje SHBA-në, Meksikën, Japoninë dhe Senegalin falë dy fitoreve kundër Hungarisë dhe Italisë dhe një barazimi ndaj nikoqirit, Gjermanisë në Euro 2024.

Gjermania fiton tre vende dhe tani është në vendin e 13-të.

Argjentina mbetet në krye të renditjes. Pas kampionëve të botës dhe fituesve të Kupës së Amerikës janë Franca dhe tani Spanja. Kampionët e Europës u ngjitën me pesë vende duke fituar titullin.

Finalistet e Kampionatit Evropian, Anglia janë direkt pas iberianëve. Britanikët kaluan kampionët rekord të botës, Brazilin, i cili zhgënjeu në Kupën e Amerikës.