Pas Elliot Andersonit, City i vihet pas edhe yllit tjeter të Botërorit - Gazeta Express
string(69) "pas-elliot-andersonit-city-i-vihet-pas-edhe-yllit-tjeter-te-boterorit"

Futboll

Gazeta Express

27/06/2026 17:40

Pas Elliot Andersonit, City i vihet pas edhe yllit tjeter të Botërorit

Futboll

Gazeta Express

27/06/2026 17:40

Manchester City raportohet se ka nisur bisedimet për një tjetër transferim të madh, vetëm pak kohë pasi siguroi shërbimet e Elliot Andersonit nga Nottingham Forest.

Pas largimit të Pep Guardiolës në fund të sezonit, City ka vepruar shpejt në merkato, duke e identifikuar Anderson si objektivin kryesor pas paraqitjeve të shkëlqyera të mesfushorit në Premierligës.

Për 23-vjeçarin ishte interesuar edhe Manchester Unitedi, por ishte City që fitoi garën për firmën e lojtarit, i cili aktualisht ndodhet me kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës.

Ka versione të ndryshme për shumën e transferimit. Burime pranë Manchester Cityt pretendojnë se klubi pagoi 116 milionë funte fikse, pa bonuse, ndërsa media të tjera raportojnë se marrëveshja mund të arrijë deri në 130 milionë funte nëse plotësohen të gjitha klauzolat.

Andersoni do t’i bashkohet një mesfushe që tashmë ka humbur Bernardo Silvën, ndërsa edhe Rodri mund të largohet nëse konfirmohen raportimet se Real Madridi e ka shpallur prioritet transferimin e mesfushorit spanjoll me kërkesë të Jose Mourinhos.

Për këtë arsye, City raportohet se po kërkon përforcime të tjera në mesfushë dhe ka nisur bisedimet për talentin e Lille, Ayyoub Bouaddi.

18-vjeçari ka qenë një nga zbulimet e Kupës së Botës me Marokun, duke spikatur në rolin e mesfushorit defensiv falë qetësisë në lojë dhe cilësisë në pasime.

Sipas gazetarit të “ESPN Deportes”, Javier Rodriguez Pascal, Manchester City është aktualisht favoriti për ta transferuar Bouaddin, pavarësisht ardhjes së afërt të Andersonit.

Edhe gazetari i “Marca”, Matteo Moretto, konfirmon se City ka interes konkret dhe tashmë ka zhvilluar bisedime direkte me Lille për transferimin e talentit francezo-maroken gjatë kësaj vere.

Megjithatë, Manchester City nuk është i vetmi klub që e kërkon Bouaddin.

Arsenali dhe Liverpooli gjithashtu kanë shprehur interes për mesfushorin, ndërsa edhe Real Madridi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini janë lidhur me një lëvizje të mundshme.

Lille besohet se e vlerëson talentin e saj rreth 50 milionë funte, ndërsa transferimi nuk pritet të finalizohet derisa të përfundojë aventura e Marokut në Kupën e Botës.

Maroku tashmë është kualifikuar në fazën e 1/16-ës dhe më 30 qershor do të përballet me Holandën për një vend në çerekfinale./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement