Martin Zubimendi është zgjedhur lojtari më i mirë në ndeshjen mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës. Ndeshja në “Emirates” të mërkurën mbrëma përfundoi pa gola. Arsenali kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve fal fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
“Në mungesë të Martin Odegaardit, Mikel Arteta preferoi të luante me dy mesfushorë. Martin Zubimendi luajti rol kyç në krijimin e rrjedhës së lojës së bashku me partnerin e tij në mesfushë Declan Rice”, thuhet në arsyetimin e Grupit Teknik Mbikëqyrës të UEFA-s.
