Pas një nate të çmendur në Champions League, Bayern Munichu po e feston kualifikimin pas fitores ndaj Real Madridit dhe ndër protagonistët kryesorë ishte edhe Michael Olise, autor i golit vendimtar në fund.
Sulmuesi francez nuk e fshehu kënaqësinë për suksesin dhe, në të njëjtën kohë, lëshoi edhe një “thumbim” ndaj madrilenëve: “Real Madridi? Mbretërit e Champions League?”, tha ai me ironi për “TNT Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
“Ok, të gjithë e dinë këtë… por edhe ne treguam se jemi një skuadër e madhe.”
Olise më pas u ndal te ndeshja dhe karakteri i skuadrës: “Nuk ishte e lehtë, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne besuam deri në fund dhe ia dolëm ta përmbysim.”
Francezi ishte protagonist absolut në momentet vendimtare, duke shënuar në kohën shtesë dhe duke vulosur suksesin e bavarezëve, të cilët e eliminuan Real Madridin dhe e siguruan kalimin në gjysmëfinale.
Bayern është gati të luftojë deri në fund për trofeun, ndërsa “mbretërit” e Evropës këtë herë u detyruan të dorëzohen. /Gazeta Express