ZRRE-ja tregon se në komunat veriore s'do të ketë rritje të tarifave të rrymës - Gazeta Express
string(77) "zrre-ja-tregon-se-ne-komunat-veriore-sdo-te-kete-rritje-te-tarifave-te-rrymes"

ZRRE-ja tregon se në komunat veriore s’do të ketë rritje të tarifave të rrymës

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 13:48

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka përfshirë fare katër komunat veriore të Republikës së Kosovës në raportin e vetë në të cilën u shqyrtuar dhe propozua rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Këtë sot e ka konfirmuar Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, teksa ka raportuar në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Ekonomi.

Lexo Edhe:

Ai e ka arsyetuar një vendim të tillë, duke thënë se janë në proces gjyqësor me Avokatin e Popullit.

 “Edhe ajo pjesë ka qenë e përfshirë në tarifat e energjisë elektrike deri në vitin 2018. Avokati i Popullit ka ngrit një ankesë dhe e ka paditë ZRRE-në për të cilën jemi në proces gjyqësor. Ajo kosto nga viti 2017, dhjetor të vitit 2017 është hequr apo nuk është barrë e konsumatorëve dhe ajo ka kaluar përmes buxhetit të Kosovës, pastaj është mbuluar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja. Meqenëse ia ka ndaluar gjykata që ta përfshijë këtë kosto, ne nuk e kemi marrë parasysh as në kalkulimet e mëhershme meqenëse jemi në proces gjyqësor”, ka thënë Fejzullahu./GazetaExpress/