Zotohet Conte: Do të bëj gjithçka në pushtetin tim për Interin - Gazeta Express
string(61) "zotohet-conte-do-te-bej-gjithcka-ne-pushtetin-tim-per-interin"

Zotohet Conte: Do të bëj gjithçka në pushtetin tim për Interin

Gazeta Express

04/08/2020 21:36

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është zotuar se do të bëjë gjithçka në pushtetin e vet për ta fituar Ligën e Evropës me zikaltrit këtë muaj, duke nisur me ndeshjen kundër Getafes në rundin e 16 më të mirëve të mërkurën.

Conte është duke e përgatitur ekipin e vet për t’u përballur me spanjollët në stadiumin e Schalkes, Gelsenkirchen, dhe dëshiron ta udhëheqë Interin drejt triumfit në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Do të bëj gjithçka në pushtetin tim. Unë dhe këta djem kemi këtu për ta shfrytëzuar rastin sa më mirë, por natyrisht ka ekipe të tjera të cilat duan ta fitojnë atë po ashtu, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi”, tha Conte.

Nëse Interi kalon në çerekfinale, atëherë përballet me fituesin e duelit Bayer Leverkusen – Rangers. Gjermanët udhëheqin 3:1 pas ndeshjes së parë në Skoci dhe pritet të kalojnë tutje.

Por Conte dëshiron të përqendrohet në detyrën që e pret nesër para se t’i analizojë kundërshtarët e mundshëm.

“Ndeshja e nesërme do të jetë shumë e vështirë, sepse ose mbesim në garë ose eliminohemi, prandaj duhet të luajmë mirë për ta vërtetuar dëshiron tonë për të kaluar në rundin tjetër”, shtoi ai. /Gazeta Express/