Zotimi i avokatit të Gucatit: Nëse e lironi me kusht, do të rrijë 100 metra larg zyrës së OVL-së - Gazeta Express
string(91) "zotimi-i-avokatit-te-gucatit-nese-e-lironi-me-kusht-do-te-rri-100-metra-larg-zyres-se-ovlse"

Zotimi i avokatit të Gucatit: Nëse e lironi me kusht, do të rrijë 100 metra larg zyrës së OVL-së

Gazeta Express

01/10/2020 15:58

Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, sot është paraqitur në seancën e parë gjyqësore para Tribunalit Special.

Mbrojtja e kreut të OVL-UÇK-së ka thënë para gjykatësit të Speciales se ata do t’i plotësojnë kushtet e vëna nga Gjykata për Hysni Gucatin, përfshirë edhe qëndrimin larg 100 metra Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në kërkesën për lirim me kusht do të qëndrojë 100 metra larg zyrës së OVL-UÇK-së”, ka thënë mbrojtja e tij.

Pala mbrojtëse e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, raporton Gazeta Express.

Njëri nga mbrojtësit ka thënë se gjykatësi duhet të vendosë për lirimin e Gucatit, në mënyrë që t’i japë kohë shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga ai për ligjshmërinë e arrestimit. /GazetaExpress/