Zogiani i përgjigjet Thaçit: "Kurti me grupin e tij" janë Qeveria e Kosovës - Gazeta Express
string(73) "zogianii-i-pergjigjet-thacit-kurti-me-grupin-e-tij-jane-qeveria-e-kosoves"

Zogiani i përgjigjet Thaçit: “Kurti me grupin e tij” janë Qeveria e Kosovës

Gazeta Express

26/05/2020 13:45

Zëvendësministri i Infrastrukturës nga radhët e VV-së, Avni Zogiani, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili tha sot se grupi i Kurtit do të duhet të përballet me drejtësinë për të gjitha veprat e kundërligjshme që kanë bërë gjatë qëndrimit në pushtet, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogiani i është përgjigjur Thaçit duke thënë se “Kurti me grupin e tij” janë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe se do të jenë fitues të zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

Për Thaçin, ka deklaruar se është president në rënie.

“Ti je president në rënje! Tashmë njerën këmbë e ke në të kaluarën, sepse është duke perënduar koha e krimit në politikë!”, ka shkruar Zogiani.