Zjarret në Kosovë: Digjet stalla në Malishevë, vdes një person - Gazeta Express
string(60) "zjarret-ne-kosove-digjet-stalla-ne-malisheve-vdes-nje-person"

Zjarret në Kosovë: Digjet stalla në Malishevë, vdes një person

Lajme

Gazeta Express

04/08/2021 8:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo Edhe:

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20.  Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, Malisheva është një prej komunave që është përfshirë nga zjarret./Gazeta Express