Dy ukrainas qëllohen për vdekje në Gjermani, autori i dyshuar shtetas rus - Gazeta Express
string(72) "dy-ukrainas-qellohen-per-vdekje-ne-gjermani-autori-i-dyshuar-shtetas-rus"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 8:23

Dy ukrainas qëllohen për vdekje në Gjermani, autori i dyshuar shtetas rus

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 8:23

Policia gjermane në Bavari ka njoftuar për një incident vdekjeprurës me thikë para një qendre tregtare në qytezën Murnau, ku humbën jetën dy shtetas ukrainas. I dyshuari besohet të jetë një shtetas rus.

Pavarësisht se mjekët arritën shpejt në vendin e ngjarjes, ata nuk arritën të shpëtojnë dy burrat e lënduar rëndë në Murnau. Të vdekurit janë një 23 dhe 36-vjeç me shtetësi ukrainase që jetonin në qarkun Garmisch-Partenkirchen.

Lexo Edhe:

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arriti të arrestojë të dyshuarin 57-vjeç me shtetësi ruse, në të cilin hasën jo larg vendit ku u krye krimi. Prokuroria e Bavarisë po e trajton rastin si vrasje të dyfishtë dhe po tenton të përcaktojë shkakun e këtij sulmi.