Ziadin Sela fton liderët shqiptarë në tryezë të përbashkët: “Kemi tema të rëndësishme për të diskutuar” - Gazeta Express
string(100) "ziadin-sela-fton-lideret-shqiptare-ne-tryeze-te-perbashket-kemi-tema-te-rendesishme-per-te-diskutuar"

Maqedoni

Gazeta Express

07/05/2026 12:28

Ziadin Sela fton liderët shqiptarë në tryezë të përbashkët: “Kemi tema të rëndësishme për të diskutuar”

Maqedoni

Gazeta Express

07/05/2026 12:28

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka lëshuar një thirrje publike drejtuar liderëve të partive politike parlamentare shqiptare për të rifilluar bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike.

“Ftoj liderët e partive parlamentare shqiptare që të thërrasin Tryezën e Përbashkët sepse kemi shumë tema të rëndësishme për të diskutuar. Po ua lë partive më të mëdha që ta ftojnë!”, theksoi Sela në një intervistë për Pollog News.

Sela theksoi nevojën urgjente për koordinim, duke u shprehur se situata aktuale kërkon një komunikim të drejtpërdrejtë mes forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement