Zhegrova e ndërron menaxherin, gati për hapin e radhës - Gazeta Express
string(53) "zhegrova-e-nderron-menaxherin-gati-per-hapin-e-radhes"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 15:21

Zhegrova e ndërron menaxherin, gati për hapin e radhës

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 15:21

Edon Zhegrova e ka ndërruar menaxherin dhe i është bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM.

Ylli kosovar i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 9 asistime në këtë sezon në Ligue 1 duke bërë paraqitje mjaft të mirë, ndërsa gjatë verës mund të transferohet në një klub më të madh evropian.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Zhegrova ka nënshkruar tashmë me një menaxher të madh dhe gjithçka është kompletuar.

Ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës gjatë verës që vjen.

Për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës, “Messi kosovar” nuk do të mundë ta ndihmojë Lillen sonte në Ligën e Konferencës kundër Aston Villës.

Pa dyshim, 25 vjeçari është futbollisti kosovar më në formë i momentit. /Gazeta Express/