Zhegrova, çfarë zhgënjimi te Juventus, aventura e tij te bardhezinjtë drejt fundit - Gazeta Express
string(80) "zhegrova-cfare-zhgenjimi-te-juventus-aventura-e-tij-te-bardhezinjte-drejt-fundit"

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 12:06

Zhegrova, çfarë zhgënjimi te Juventus, aventura e tij te bardhezinjtë drejt fundit

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 12:06

Edon Zhegrova u transferua verën e kaluar te Juventusit dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha, por futbollisti dardan rezultoi një dështim i vërtetë për bardhëzinjtë.

Asnjë gol dhe asnjë asist për të dhe te Juventus nuk ndodhte prej 15 vitesh që një futbollist ofensiv krahu të mbyllte sezonin me një bilanc personal me zero.

Zhegrova, një armë taktike që nuk funksionoi-Në momentin kur mbërriti në Torino në ditën e fundit të merkatos së transferimeve për 14.3 milionë euro dhe me 1 vit të mbetur në kontratën me Lille, mendja e të gjithë tifozëve juventinë ishte te ajo natë e Champions League rreth një viti më parë kur Zhegrova e bëri çorbë mbrojtjen juventine.

Padyshim që në këtë situatë të futbollistit kanë ndikuar edhe 9 muajt që nuk u aktivizua në fushë për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur problemet me pubalgjinë.

Kështu që për shumë ekzistonte bindja që Zhegrova ndoshta do ta kishte të vështirë të fitonte menjëherë një vend titullari, por do të ishte një armë e çmuar në zhvillim e sipër të ndeshjes.

Në hipotezën më të mirë, Zhegrova do të ndiqte gjurmët e Douglas Costa që ishte i aftë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjeve duke hyrë su zëvendësues në kohët e Allegrit dhe Sarrit. Por kjo nuk ndodhi

Zhegrova dhe 3 golat në ndërgjegjen e tij-Por gjatë këtij sezoni, Zhegrova ka pasur edhe një minus tjetër; paaftësinë për të shfrytëzuar rastin.

Edhe pse në ndonjë rrethanë, aftësia e tij për të dërguar topa në zone ka rezultuar vendimtare, në ndërgjegjen e Zhegrovës janë 3 momente  mund të kishin ndryshuar fatin e sezonit.

Momenti i parë; një penallti në lëvizje në kohën shtesë ndaj Galatasaray që mund t’i dhuronte Juventusit kualifikimin në 1/8 e finaleve.

Momenti i dytë; shtylla e goditur nga shumë pranë portës në çastet e fundit në sfidën me Veronën dhe momenti i tretë; gjuajtja e dobët në sfidën ndaj Fiorentinës që u devijua nga Pngracis dhe që u shndërrua në një gol të anuluar të Vlahovic për pozicion jashtë loje. Ishte pikërisht karakteri pak vendimtar ai që Spalletti vlerësoi më pak te Zhegrova, përcjell tch, aventura e të cilit te “Zonja e Vjetër” mund të jetë drejt mbylljes dhe në këtë pikë lind pyetja se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit dardan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement