Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Aksidentin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, si pasojë e ngjarjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.