Zgjerimi 2030, KE mobilizohet pas deklaratës së Charles Michel, Varhelyi: Komisioni i gatshëm ta bëjë propozimin - Gazeta Express
string(98) "zgjerimi-2030-ke-mobilizohet-pas-deklarates-se-charles-michel-varhelyi-ne-tetor-e-bejme-propozimin"

Lajme

Gazeta Express

31/08/2023 13:05

Zgjerimi 2030, KE mobilizohet pas deklaratës së Charles Michel, Varhelyi: Komisioni i gatshëm ta bëjë propozimin

Lajme

Gazeta Express

31/08/2023 13:05

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha të hënën se ai dëshiron që Europa të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030.

“Zgjerimi nuk është më një ëndërr. Është koha për të ecur përpara”, tha shefi i Këshillit në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni, ku ishin  të mbledhur liderët nga Ballkani Perëndimor.

Lexo Edhe:

Për këtë afat që dha Michel është pyetur edhe i ngarkuari për zgjerim të Unionit, raporton Express.

Komisioneri Oliver Varhelyi tha se KE është e gatshme të bëjë propozimin e saj.

“E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar #Zgjerimin. Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt Zgjerimit të vitit 2030” ka shkruar Varhelyi në platformën X.

Ndërsa para gazetarëve në Toledo të Spanjës ka folur për planet që BE do t’i shpalos në tetor.

“Komisioni është i gatshëm të bëjë çdo propozim për të arritur atje [në anëtarësim] dhe këtë do ta shihni tashmë në tetor, kur ne duam të bëjmë propozime thelbësore duke përfshirë Planin e Rritjes, të cilin Presidenti ynë e ka shpjeguar tashmë në Bratislavë, që kjo do të përshpejtojë jo vetëm integrimin institucional por edhe atë real. Integrimi real i njerëzve dhe i ekonomive në Bashkimin Europian”, tha ai.

Varhelyi shtoi se Komisioni ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që kishte destinacion integrimin.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për data. Unë mendoj se është më shumë një çështje vullneti, dhe gjithashtu çështje e dorëzimit; shpërndarje nga ana e BE-së, por edhe ofrimi nga ana e vendeve tona partnere në Ballkanin Perëndimor apo tre vendeve të tjera kandidate”.

“Cilat vende mund të jenë të parat që do të anëtarësohen në Bashkimin Europian? Sipas jush cilat janë më afër?”, ishte pyetja e gazetarëve për Varherlyi.

“Mendoj që ata që janë më afër të pranojnë të parët. Pra, do t’i inkurajoja të gjithë ata që ta përshpejtojnë punën e tyre. Unë mendoj se ata të gjithë tani kanë gjithçka dhe do të kenë gjithçka në tryezë nga tetori vetëm për ta bërë këtë, kështu që shpresoj që të mos jetë vetëm një i interesuar për këtë ofertë europiane, por të gjithë ata”, tha ai.