Zëvendësministri i Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagat prej 170 euro - Gazeta Express
string(80) "zevendesministri-i-financave-tregon-se-kur-do-te-ekzekutohen-pagat-prej-170-euro"

Gazeta Express

01/08/2020 7:02

Zëvendësministri i Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagat prej 170 euro

Gazeta Express

01/08/2020 7:02

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente.

Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis gjatë javës së ardhshme, gjithmonë nëse presidenti Thaçi do ta dekretojë ligjin sa më shpejtë.

Lexo Edhe:

“Duhet me prit që ligji të hyjë në fuqi. Kuvendi e ka miratuar dhe tani shpresojmë që për shkak të situatës, ta them emergjente, presidenti nuk do t’i shfrytëzojë tetë ditët që i ka në dispozicion, por do ta dekretojë ligjin në shpejtësi dhe në momentin që dekretohet ligji, prej të hanës të fillohet me implementimin e pakos emergjente”, tha ai për klanin.

Krasniqi tregoi edhe se për këtë proces ekzistojnë listat, të cilat, siç theksoi, pothuajse janë pastruar dhe kontrolluar nga komisioni përkatës.