Zendeli triumfon dhe feston me flamurin kombëtar në garën e formulës - Gazeta Express
string(68) "zendeli-triumfon-dhe-feston-me-flamurin-kombetar-ne-garen-e-formules"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/06/2023 15:36

Zendeli triumfon dhe feston me flamurin kombëtar në garën e formulës

Sporte tjera

Gazeta Express

19/06/2023 15:36

Ngasësi i Formulës, Lirim Zendeli nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.

Piloti shqiptar me nënshtetësi gjermane e fitoi garën e parë në USF Pro 2000 Championship me ekipin e tij, TJ Speed Motorsports në Grand Prix of Roar America, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, pasi triumfoi në këtë garë, ngasësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut zgjodhi të festonte me flamurin kombëtar shqiptar.

Gjithashtu, edhe në mbrojtësen e tij në kokë e mbante flamurin kuqezi.

23 vjeçari e mbylli garën e dytë me ekipin TJ Speed për kohën 34 minuta e 52.9460 sekonda.

Zendeli e sheh veten në vendin e nëntë të renditjes së përgjithshme me 116 pikë, 90 pikë më pak se lideri, Rowe.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Zendelit në Facebook. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement