Zemaj: Unë e kam dërgu Policinë në grumbullime - Gazeta Express
string(45) "zemaj-une-e-kam-dergu-policine-ne-grumbullime"

Zemaj: Unë e kam dërgu Policinë në grumbullime

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:35

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur rreth masave të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Zemaj në Pressing të T7 tha se ai personalisht e ka dërguar Policinë në vende ku ka pasur grumbullime dhe janë shkelur masat.

Lexo Edhe:

“Unë i kam dërgu Policinë, kudo ku ka grumbullim dhe na paraqiten pamje e kemi grupin oprativ, paraqitet nevoja për intervenim, nuk i dëgjojnë sigurimet që janë në objekte, Policia e ka këtë detyrë të mbajë rend, është normale. Kërkesa ka qenë që të mos grumbullohen”, ka thënë Zemaj.