Zemaj tregon se si kishin rënë në kontakt me Pfizer dhe BioNTech përmes një këshilltari të Merkelit - Gazeta Express

Zemaj tregon se si kishin rënë në kontakt me Pfizer dhe BioNTech përmes një këshilltari të Merkelit

Gazeta Express

20/04/2021 21:08

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se si kishin rënë në kontakt me kompaninë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e vaksinave antiCOVID për Kosovën.

Zemaj në emisionin “Pressing” në T7 tha se kontakti u bë përmes një anëtari të kabinetit të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, kontakti zyrtar pra kemi kontaktu direkt me kompaninë. Kompania pra ata që janë kryesorët në SHBA dhe Bio Texh që është në Gjermani Kryeministri Hoti ka vu kontake me kabinetin e kacelares Merkel”, thotë Zemaj.

Ai tha se ky anëtar iu tregoi zyrtarëve të Kosovës se kujt t’i drejtohen për një qasje më të shpejt.

“Një anëtar i afërt i  kabinetatit na është drejtuar neve se ku duhet të drejtohemi që të kemi qasje më shpejt. Adresimi e kemi bërë te përfaqësuesi I cili është “Për Adriatikun”. Kontakti ka qenë zyrtar, unë kam dërguar shtresën nevojat e shtetit të Kosovës. Takimi I parë virtual ka qenë në javën e parë të dhjetorit kur kemi fillu negociimin e drejtpërdrejtë”, shtoi Zemaj.

Siç ka raportuar “Insajderi” ditë më parë, thuhet që ministri Vitia kishte refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.

Kjo është demantuar nga vetë ministri, i cili kishte bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.

Kujtojmë se Kosova ka pranuar 24 mijë vaksina nga kompania “COVAX”, ndërsa po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të Kosovës.