Zekirija Ramadani: E ndëshkuam veten, e uroj Prishtinën për fitore - Gazeta Express
string(64) "zekirija-ramadani-e-ndeshkuam-veten-e-uroj-prishtinen-per-fitore"

Zekirija Ramadani: E ndëshkuam veten, e uroj Prishtinën për fitore

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 18:02

FC Prishtina është finalistja e dytë në Kupën e Kosovës në futboll.

Klubi nga kryeqyteti fitoi 0:1 pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Gjilan.

Lexo Edhe:

Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:0, e njëjtë ishte edhe në kohën e rregullt sot.

Por, në minutën e 111-të, ishte Dabiqaj që shënoi autogol, me të cilën Prishtina u kualifikua në finale.

E pas humbjes, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se e ndëshkuan veten.

“Nuk pati raste Prishtina sepse ata rast patën vetëm në pjesën e parë kur intervenoi Maloku. Ne e ndëshkuam veten. E paguam faturën e ndeshjes me Ballkanin, ku skuadra u harxhua shumë, vrapoi shumë. Ndryshe është të luash me Ballkanin e ndryshe të luash me ndonjë skuadër që nuk është në kreun e tabelës. Prishtinën e uroj për fitore. A ishte e merituar apo jo, ata janë në finale. Për rezultatet negative unë e marr përgjegjësinë. Tash kemi edhe gjashtë ndeshje në kampionat. I kemi disa ditë në dispozicion që ekipi të rikuperohet, do të luftojmë deri në fund për kreun. Ky eliminim do të ndikojë në aspektin fizik e psikologjik. Por, do ta rikuperojmë ekipin për përballjen e së dielës ndaj Dukagjinit”, ka deklaruar Ramadani.