Zbardhen identitetet e dy viktimave të aksidentit në autostradë, shoferi i dehur emër i njohur për policinë - Gazeta Express
string(106) "zbardhen-identitetet-e-dy-viktimave-te-aksidentit-ne-autostrade-shoferi-i-dehur-emer-i-njohur-per-policine"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 14:05

Zbardhen identitetet e dy viktimave të aksidentit në autostradë, shoferi i dehur emër i njohur për policinë

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 14:05

Një aksident tragjik i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, i mori jetën dy personave, ndërsa ngeli i plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Viktima mbetën Silva Tom Gjergji, 26 vjeç banuese në Mirditë dhe Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe banuese në Durrës. Dy të rejat ndodhenin në makinën e drejtuar nga 26-vjeçari Arbër Tivari, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Lexo Edhe:

Sipas detajeve të zbuluara, shkak ka qenë shpejtësia me të cilën 26 vjeçari drejtonte makinën.

Arbër Tivari

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi një vit më parë u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit dhe pas një hetimi nga policia në banesë iu zbuluan armë dhe municion luftarak. I riu i cili njihej si problematik në Durrës, mësohet të ketë qenë i arrestuar tre herë nga policia.

Tre të rinjtë kishin qëndruar në një lokal në zonën e Currilave në Durrës dhe më pas janë kthyer drejt Tiranës. Gjatë orëve që qëndruan në lokal në Durrës mësohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe alkool. Në afërsi të Sukthit, Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

Policia i ka komunikuar masën e arrestit të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.

/Gazeta Express