Policia arreston shoferin nga Durrësi, si ndodhi aksidenti tragjik me dy të vdekur - Gazeta Express
string(81) "policia-arreston-shoferin-nga-durresi-si-ndodhi-aksidenti-tragjik-me-dy-te-vdekur"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 9:47

Policia arreston shoferin nga Durrësi, si ndodhi aksidenti tragjik me dy të vdekur

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 9:47

Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Durrës. 26-vjeçarja ishte në mjet së bashku me një vajzë tjetër (viktimë) dhe drejtuesin e mjetit, Arbër Tivari.

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Lexo Edhe:

Policia i ka komunikuar masën e arrestit të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.

Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrieren metalike anësore e cila është palosur brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

/Gazeta Express