Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë Tiranë-Durrës, ku dy persona humbën jetën dhe një person mbeti i plagosur rëndë.
Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Durrës. 26-vjeçarja ishte në mjet së bashku me një vajzë tjetër (viktimë) dhe drejtuesin e mjetit, Arbër Tivari.
Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, përplasja e makinës me trafikndarësen ka qenë e rëndë.
/Gazeta Express