Ymeri: Që nga greva, dialogu social është bllokuar mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut - Gazeta Express
string(88) "ymeri-qe-nga-greva-dialogu-social-eshte-bllokuar-mes-ministrise-se-arsimit-dhe-sbashk-ut"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:49

Ymeri: Që nga greva, dialogu social është bllokuar mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:49

Ymer Ymeri, sekretar i përgjithshëm në SBASHK, në emisionin “Tempus” në T7, tha se nga greva pesëjavore, dialogu social është bllokuar tërësisht në mes të Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.

Ai tha se kishin dërguar një draft-kontratë kolektive, pasi që kontrata kolektive e fundit përcaktonte se në rast nevoje mund të paraqitet një draft-kontratë për plotësim-ndryshim të së njëjtës, e që sipas tij kjo kontratë kishte nevojë për disa ndryshime për shkak të rrethanave të krijuara dhe standardeve të krijuara që nga koha kur ishte nënshkruar kontrata kolektive, por që shtoi se nuk kishin marrë asnjë përgjigje, as ftesa për biseda në lidhje me këtë.

Ymeri theksoi se me formimin e Qeverisë do të vazhdonte tutje kjo çështje, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ai tha se në sektorin e arsimit që dy vite ka presione që të ndërrohen kontratat e punës pa marrëveshje me sindikatat, duke shtuar se ka raste kur punëtorët nuk ndihen të sigurt, jo vetëm në aspektin e çështjes fizike, por edhe për çështje tjera.

Gjithashtu, ai tha se për një marrëveshje që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit është dashur që të iniciohen raste në gjykata për zbatim të kontratës kolektive, rreth 80 mijë lëndë, e të cilat të gjitha janë kthyer pozitivisht në favor të punëtorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement