Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes, do merren veprimet e nevojshme - Gazeta Express
string(126) "trafot-e-vjedhura-deklarohet-trepca-ishin-jashte-funksionit-sndikojne-ne-operimin-e-ndermarrjes-do-merren-veprimet-e-nevojshme"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 14:12

Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes, do merren veprimet e nevojshme

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 14:12

Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së trafove, duke thënë se kjo është bërë në hapësirat e ndërmarrjes, dhe se ato, nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore.

Tutje, në njoftim shtohet se, trafot nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual të ndërmarrjes, dhe se,  këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti.

‘’ Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Njoftojmë opinionin publik se në hapësirat e ndërmarrjes “Trepça” Sh.A. janë evidentuar dy raste të vjedhjes së pjesëve të trafove.

Theksojmë se trafot në fjalë nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë shërbyer më herët në njësi që aktualisht janë jashtë funksionit (pasive). Si të tilla, këto nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual të ndërmarrjes.

Po ashtu, bëjmë me dije se këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti.

Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të informohet me kohë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement