Natën kur vendi shkoi në zgjedhje, Kurti e Rushiti iu drejtuan popullit nga Presidenca, Haxhiu i arsyeton - Gazeta Express
string(104) "naten1-kur-vendi-shkoi-ne-zgjedhje-kurti-e-rushiti-iu-drejtuan-popullit-nga-presidenca-haxhiu-i-arsyeton"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 13:36

Natën kur vendi shkoi në zgjedhje, Kurti e Rushiti iu drejtuan popullit nga Presidenca, Haxhiu i arsyeton

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 13:36

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës.

U.d presidentja u pyet se pse ka lejuar mbajtjen e asaj konference në atë hapësirë, ku Haxhiu u përgjigj: “Institucionet nuk janë private, janë publike”, raporton Klankosova.tv.

Kurti dhe Rushiti iu drejtuan opinionit në orët e para të 29 prillit, pak pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte presidentin e vendit në seancën e 28 prillit, e cila përfundoi në orën 24:00.

Ky veprim i Kurtit u kritikua në publik, duke u konsideruar si keqpërdorim i pozitës dhe i pushtetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement